Bota

Trump emërton sekretarin e ri të jashtëm ish drejtorin e CIA-s, Pompeo

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një njoftimi të shkurtër në rrjetin social Twitter, ka bërë me dije zëvendësimin e sekretarit të jashtëm Rex Tillerson me drejtorin e CIA, Mike Pompeo, shkruan albinfo.ch.

“Mike Pompeo, drejtor i CIA, do mbajë pozitën e re të sekretarit shtetëror. Ai do kryejë punë fantastike. E falenderojmë Rex Tillerson, për shërbimin e tij! Gina Haspel do udhëheq me drejtorinë e CIA, femra e parë që zgjidhet në këtë pozitë. Urime të gjithëve!, shkruajti Trump.

Administrata Trump shpesh është shquar për largime nga funksioni, për dyshime të forta të lidhjeve me Rusinë.