Bota

Trump kërkon dënim me vdekje për terroristin që vrau tetë persona

Presidenti i Amerikës, Donald Trump është shprehur se imigranti uzbek i akuzuar për sulmin me kamion në Nju Jork, duke vrarë tetë persona dhe duke lënduar shumë të tjerë duhet dënuar me vdekje.

Trump ka thënë se ai nuk duhet dërguar në qendrën e Gunantanamos në Kubë, ku mbahen të dyshuarit për terrorizëm, përcjell albinfo.ch.

Donald Trump ka deklaruar se është më e përshtatshme që i pandehuri të mbahet në qytetin e Nju Jorkut, ku ai kreu krimin e tmerrshëm, duke shtuar se procesi gjyqësor ndaj Sayfullo Saipovit duhet të zhvillohet me shpejtësi, drejt dënimit me vdekje!

Ngjarja e tmerrshme ndodhi ditë më parë në Nju Jork, që ishte sulmi më i madh në Amerikë pas shembjes së Kullave Binjake.