Bota

Trump paralajmëron Iranin: Mos kërcënoni edhe njëherë SHBA-në

“Mos e kërcënoni kurrë edhe njëherë SHBA-në ose do të vuani pasoja si ato që nuk keni parë asnjëherë në histori,” shkruajti Trump në rrjetet sociale, informon albinfo.ch.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar kolegun e tij iranian Hassan Rohani pas kërcënimeve që ky i fundit ju drejtua politikës amerikane.

“Mos e kërcënoni kurrë edhe njëherë SHBA-në ose do të vuani pasoja si ato që nuk keni parë asnjëherë në histori,” shkruajti Trump në rrjetet sociale.

Pak më parë ministri i jashtëm i SHBA-së, Mike Pompeo, paraqiti sanksione të reja kundrejt Iranit.

Uashingtoni tani do të rivendosë sanksionet, pavarësisht kundërshtive nga Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, që kanë nënshkruar marrëveshjen e 2015. Secili shtet tjetër që do kryejë tregti me Iranin, do sanksionohet gjithashtu nga SHBA.