Bota

Trump shkel tre herë protokollin para Mbretëreshës Elizabeth II

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me veprimet e tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thyer tri herë protokollin e Mbretërisë së Bashkuar në takimet që është duke i zhvilluar atje.

Mediat britaneze kanë shkruar se, Trump ka shkaktuar reagime të ashpra për shkak të dështimit të tij që të përcjell protokollin për takimin me Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, ditën e djeshme.

Shkelja e parë e protokollit, ishte kur Trump la Mbretëreshën Elizabeth II ta pritste për 15 minuta në diell, shkruan Albinfo.ch.

Një tjetër shkeli edhe rregullin, i cili parasheh përkuljen para mbretërshesës ndërsa Trump, i dha dorën e refuzoi të përkulet.

Një tjetër shkelje ishte edhe ajo, kur Trump gjatë parakalimit të gardës së nderit, la pas Mbretëreshën Elizabeth II.