Bota

Trump shpall gjendje të jashtëzakonshme pas zjarreve në Kaliforni

Temperaturat e larta kanë bërë që në Kalifornia të përballet me zjarre.

Shtatë persona kanë vdekur pas zjarrit që ka kapluar Kaliforninë, shkruajnë mediat amerikane përcjell Albinfo.ch.

Mijëra persona janë detyruar të iknin nga shtëpitë e tyre.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka dhënë urdhër që të krijohet një fond i cili do të nevojitet për të ndihmuar zonat e prekura nga zjarri.

Gjatë ditës së sotme nga Shtëpia e Bardhë ka raportuar se Trump ka urdhëruar ndihmë nga autoritetet që t’u dalin në ndihmë atyre që janë prekur nga zjarri i madh.

Gjatë këtij viti gjithsej 14 shtete kanë raportuar se janë përfshirë nga zjarret, përfshirë edhe Kaliforninë, Floridën e Teksasin.