Bota

Trump: Takimi me Kim Jong Un mund të shtyhet

Donald Trump ka pranuar se ka gjasa reale që të shtyhet takimi i paraparë mes tij dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, ta paraprarë në 12 qershor në Singapur. Ai i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë, ku priti presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

“Nëse nuk zhvillohet, mund të zhvillohet më vonë”, tha Trump.

Korea e Veriut është pajtuar të asgjësojë arsenalin e saj bërthamor, por ka protestuar ashpër ndaj manovrave të përbashkëta ushtarake mes Koresë Jugore dhe SHBA-së para pak ditësh. Kjo ngriti përsëri tensionet mes Phenianit dhe Uashingtonit.