Kuriozitete

Trumpit i deaktivizohet llogaria në Twitter

Llogaria e presidentit amerikan, Donald Trump, në Twitter, është deaktivizuar për pak minuta.

Një punëtor deaktivizoi llogarinë e Trumpit, sipas kompanisë, në ditën e tij të fundit në punë.

Llogaria ishte jo aktive për 11 minuta dhe Twitteri ka njoftuar se është duke hetuar rastin, transmeton Albinfo.ch.

Presidenti megjithatë iu kthye rrjetit social të famshëm për pak minuta.

Trump ka 41.7 milionë ndjekës në Twitter dhe së fundmi ka shkaktuar disa debate. Ai iu ka bashkuar Twitterit në mars të vitit 2009 dhe ka postuar më shumë se 36 mijë herë.