Uncategorized

Trupi i pajetë i Ivanoviqit dërgohet në Beograd

Trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit është nisur për Beograd ku edhe do të varroset nesër në kryeqendrën serbe

Qindra qytetarë të veriut të Kosovës kanë dalë për të përcjell arkivolit me trupin e pajetë të Oliver Ivanoviqit i cili tashmë është nisur për Beograd ku edhe do të varroset nesër në kryeqendrën serbe. Ivanoviq është vrarë dje nga persona deri më tani të panjohur, ndërsa arkivoli ka qëndruar gjatë gjithë natës në selinë e partisë që ka udhëhequr tash e sa vjet.

Mediat serbe raportojnë se nuk vërehen forca të shtuara të Policisë ndërsa qytetarët po nderojnë të ndjerin në mënyrë të qetë.

Policia tashmë ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë nga një shtëpi përballë vendit ku është vrarë Ivanoviq. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Policisë në veri Zhelko Bojiq. Ndërsa analistët politikë dhe ata të sigurisë në Prishtinë besojnë se Ivanov është vrarë nga vetë serbe si pjesë e qërimit të hesave nga vetë liderët serbë të veriut.,