Jeta në Zvicër

Tuneli në Zvicër kurorëzohet me Çmimin Evropian të Hekurudhave

Tuneli i quajtur “Gotthard Base Tunnel” (GBT) kalon nëpër zemër të Alpeve zvicerane dhe lidh kantonin zviceran qendror Uri me jugun e vendit.

Tuneli i Gotthardit ka marrë Çmimi Evropian të Hekurudhave 2018 në Bruksel.

Çmimin e pranuan Peter Jedelhauser, ish-drejtues i projektit North-South Axis Gotthard (PONS) dhe Renzo Simoni, ish-drejtor menaxhues i AlpTransit Gotthard AG.

Të dy falënderuan të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë projekt.

Tuneli është 57 kilometra i gjatë, ndërsa ndërtimi ka kushtuar rreth 12 miliardë franga zvicerane dhe është ndërtuar nga 2.400 punëtorë. Tani udhëtimi nga Cyrihu në Milano zgjat vetëm dy orë e 40 minuta.

Ideja për të ndërtuar këtë tunel ishte e inxhinierit zviceran, Karl Edward Grunert, në vitin 1947. Ky ishte një projekt vizionar, i cili Grunert tha se mund të përfundojë deri në fillim të shekullit të 21-të.