Fotolajmi
Turistët i kthehen Evropës
Turistët janë duke u kthyer në Evropë. Statistikat flasin për rritjen e rezervimeve nëpër hotele dhe rezervimet e biletave të fluturimeve, shkruan “Reuters”.
Evropës i janë kthyer kinezët, brazilianët, rusët, dhe britanikët pas vendimit “Brexiit”. Edhe pse funta britanike është më e lirë britanik sërish udhëtojnë, sipas studimit “HSBC”.
Edhe kostoja mesatare e udhëtimit është rritur gjithashtu. Nëpër hotele të ardhurat për dhoma janë përmirësuar në Evropë dhe në Britaninë e Madhe, tha Jeff Mays nga „NN Investment Partners“, përcjell albinfo.ch.
Shqetësimet e sigurisë pas sulmeve në Paris dhe në Nisë kanë reduktuar numrin e turistëve në Francë. Duket se hotele franceze kanë humbur rreth 675 milionë dollarë në vitin 2016, sipas një studimi të kompanisë “MKG”.
Në tremujorin e katërt, numri i turistëve është rritur në Francë, sipas agjencisë kombëtare të statistikave.
Përmirësimi i situatës në sektorin e turizmit është i qartë nga të dhënat e fundit mbi rezultatet e kompanive të tilla si “Amadeus” të Spanjës që siguron sistemet e rezervimit për linjat ajrore, si dhe “EUROTUNNEL”, operatori i tunelit Lamansh.
Blerjet përjashtohen nga tatimi në Evropë, e cila është një masë e kostos së turistëve që u rrit me 21 për qind në janar. Ky është muaji i dytë i rritjes, sipas kompanisë për pagesën e taksave të turistëve “Global Blue”.
Blerjet që përjashtohen nga taksat në Francë u rritën me 20 për qind, ndërsa shitjet në Itali dhe Gjermani u rriten për herë të parë që prej një viti. Shitjet në Britaninë e Madhe u rriten me 45 për qind në muajin janar.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj Ashtu siç bëri për festat e Pashkëve, kompania kombëtare hekurudhore, SBB, do të vërë në shërbim...
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie