Shqipëria

Turistët nuk ndalen, edhe suedezët në Shqipëri

Ditë më parë kanë ardhur turistë nga Ukraina, Izraeli dhe Danimarka

Mbërrin charter tjetër në Rinas, ku turistët suedezë kanë zbritur në tokën shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga Krislen Keri, Drejtor Ekzekutiv pranë Autoritetit të Aviacionit Civil. Turistët suedezë do të vizitojnë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Himarën, Sarandën etj, shkruan “Atsh”.

Ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi ka deklaruar se përgjatë këtij sezoni turistik do të mbërrijnë 300 chartera me turistë që do të vizitojnë Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.

Ditë më parë kanë ardhur turistë nga Ukraina, Izraeli dhe Danimarka. Numri i turistëve pritet të rritet këtë vit në Shqipëri, kurse vitin e kaluar ishte 5.1 milionë turistë.