Zhvillim
Turizmi kulturor, ndër të preferuarit për turistët në Shqipëri
Në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015 vizitorët në muze, parqe dhe monumente kulturore janë rritur me 17,5%, dhe të ardhurat e gjeneruara në këtë kategori janë rritur me rreth 19%
Përveç vizitave për të parë bukuritë e shumta natyrore që ka Shqipëria, kohët e fundit është rritur shumë edhe turizmi kulturor, madje luan një rol të madh në zhvillimin e turizmit në Shqipëri, raporton albinfo.ch.
Shqipëria ka tre vende të mbrojtura UNESCO, qytetin e Beratit, Gjirokastrës dhe Butrintin dhe tashmë po punohet për të futur në UNESCO, pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit, e cila do i bashkohet pjesës tjetër të Liqenit që tashmë është në UNESCO. Liqeni i Ohrit është një ndër 28 pasuritë e pakta që janë mikse në UNESCO, pra trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore, njofton Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Shqipëri.
Sipas statistikave në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015 vizitorët në muze, parqe dhe monumente kulturore janë rritur me 17,5%, dhe të ardhurat e gjeneruara në këtë kategori janë rritur me rreth 19%.
Shqipëria po bën përpjekje maksimale që vendet dhe monumentet e trashëgimisë t’i përdorë si mundësi për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, duke promovuar këto destinacione, duke nxitur produkte turistike shtesë të komuniteteve lokale rreth këtyre zonave të mbrojtura, duke ndihmuar me financime projekte të ndryshme që kontribuojnë në reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin dhe mirëqenien e këtyre komuniteteve si dhe rritjen e punësimit në këto rajone.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit