Zhvillim
Turizmi në Shqipëri rritet më shumë se dyfish
Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti numri i turistëve të huaj ishte 562 mijë vetë nga 230 mijë, që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Numri i turistëve të huaj në Shqipëri vazhdon të rritet. Kjo vërehet qartë edhe me statistika. Instituti i Statistikave ka raportuar se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime pushime u rrit me 2.4 herë në gjashtë mujorin e parë të vitit, përcjell albinfo.ch.
Për periudhën janar-qershor të këtij viti numri i turistëve të huaj ishte 562 mijë vetë nga 230 mijë, që ishte për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Statistikat tregojnë se vetëm në muajin qershor, që shënon dhe fillimin e sezonit turistik, në Shqipëri hynë mbi 195 mijë pushues të huaj.
Rritja me dy herë e gjysmë e numrit të turistëve të huaj paralajmëron një tjetër sezon të mirë për turizmin, pas rezultateve pozitive të vitit të kaluar.
Në vitin e kaluar, Shqipëria përfitoi 1.5 miliardë euro nga turizmi apo 15 për qind të prodhimit kombëtar. Ky numër pritet të thirret këtë vit.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën