Shkurt.ch

Turko-zviceranët nuk votojnë Erdoganin

Sipas “Blick” në vendin helvet shumica e votave kanë shkuar për partinë pro-kurde HDP (41 përqind), për AKP-në e Erdoganit 31 përqind, ndërsa partia më e madhe opozitare CHP ka marrë 17 përqind të votave.

Nëse Turqia do votonte sipas nënshtetasve turq në Zvicër, atëherë Erdogani do i kishte humbur zgjedhjet e së dielës. Sipas “Blick” në vendin helvet shumica e votave kanë shkuar për partinë pro-kurde HDP (41 përqind), për AKP-në e Erdoganit 31 përqind, ndërsa partia më e madhe opozitare CHP ka marrë 17 përqind të votave. Kjo ishte sa u takon përqindjeve të partive, ndërsa Rexhep Taip Erdogan si president është votuar vetëm nga 37.2 përqind e turko-zviceranëve. Muharrem Ince nga CHP, ka marrë 31.9 përqind të votave, ndërsa kandidati pro-kurd Selahattin Demirtas 27,5 përqind.

Në Zvicër jetojnë rreth 100 mijë turko-zviceranë.

Për dallim nga Zvicra, në Gjermani (63 përqind), Hollandë (>70 përqind), Belgjikë (>70 përqind) dhe Austri (>70 përqind) shumica dërrmuese votave kanë shkuar për Erdoganin dhe AKP.