Sport

Turne për mërgimtarët: “Afrojmë diasporën përmes futbollit”

Organizatorët njoftojnë se në këtë turne po marrin pjesë 10 ekipe të ndara në dy grupe. Turneu i futbollit të vogël do të vazhdojë deri më datën 5 gusht

Banorët e Sharrit kanë vazhduar me mikpritjen e tyre për bashkatdhetarët që këtë kohë i kalojnë pushimet në vendlindje.

Edhe këtë vit sikurse edhe viteve tjera shoqata për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore “THESARI” në Sharr me mbështetje edhe të Ministrisë së Diasporës dhe një grupi të dashamirëve të futbollit nga fshatrat Bresanë, Kuklibeg e Kuk, po vazhdojnë traditën e organizimit të Turneut në futboll të vogël të titulluar: “Afrojmë diasporën përmes futbollit”, transmetonalbinfo.ch.

Turneu po zhvillohet në Stadiumin e Shkollës “28 Nëntori” në fshatin Bresanë.

Organizatorët njoftojnë se në këtë turne po marrin pjesë 10 ekipe të ndara në dy grupe. Turneu i futbollit të vogël do të vazhdojë deri më datën 5 gusht kur është paraparë të zhvillohet ndeshja finale.