Sport

Turneu në Tunizi, suksesi më i madh për Kosovën në xhudo

Distria Krasniqi e Akil Gjakova morën të argjendtat në kategoritë e tyre, teksa Nora Gjakova doli me të artë

Sipas trajnerit të xhudos kosovare, Driton Kuka, suksesi në turneun e mbajtur në Tunizi është më i madhi deri tani për shtetin e Kosovës.

Distria Krasniqi e Akil Gjakova morën të argjendtat në kategoritë e tyre, teksa Nora Gjakova doli me të artë, shkruan Albinfo.ch.

Kuka është ndarë tejet i kënaqur me suksesin e tre xhudistëve, sidomos të Akilit që i solli medaljen e parë të argjendtë për Kosovën në kategorinë e meshkujve.

“Medalja e parë në konkurrencën e meshkujve e argjendta e Akilit sot shkëlqen si ari! Nora,Disi e Akili edhe pa prezencën e Kampiones Olimpike performuan bukur dhe nisën me sukses këtë vit”, ka shkruar Kuka në Facebook. “Personalisht medalja e Akilit për mua si trajner i tyre paraqet impuls të ri në ekipin tonë dhe medaljet elitare tani më po vijnë edhe për meshkuj”.