Bota

Turqia liron shtatë turko-zvicerane

Pas shfuqizimit të Gjendjes së Jashtëzakonshme, Turqia ka liruar shtatë turko-zvicerane. Lajmi konfirmohet edhe nga vetë ambasadori turk në Bernë, përcjell albinfo.ch.

Ambasada turke në Zvicër ka paralajmëruar lirimin e shtatë turko-zviceranëve të cilët mbaheshin të ngujuar nga qeveria turke për dyshime se lidheshin me organizata “terroriste”, përcjell albinfo.ch, lajmin e mediave zvicerane. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë ambasadori Ilhan Saygili. Ky hap vjen pak momente pas largimit të Gjendjes së Jashtëzakonshme që mbizotëronte në gjithë Turqinë prej Grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.

Departamenti i Punëve të Jashtme në Zvicër nuk ka dashur të bëjë të ditur identitetin e personave të kapur, kurse kishte kërkuar nga kolegët e tyre turq që të lirojnë shtetasit e tyre.