Autotech

Twitteri nis rishikimin e llogarive të verifikuara

Rrjeti social fillimisht ndali verifikimin e llogarive, ndërsa tani ka njoftuar se do t’i rishikojë të gjitha

Twitteri ka njoftuar se do të nisë një rishikim të të gjitha llogarive të verifikuara, me synimin që të heqë disa verifikime për llogaritë që nuk i përshtaten politikave të reja.

Lëvizja vjen pasi Twitteri i dha verifikimin e llogarisë një organizate raciste. Rrjeti social fillimisht ndali verifikimin e llogarive, ndërsa tani ka njoftuar se do t’i rishikojë të gjitha.

“Verifikimi është perceptuar prej kohësh si pranim. Ky pranim u përkeqësua kur kemi verifikuar llogaritë publike dhe të llogarive që nuk janë vërtetuar”, ka shkruar Twitteri, transmeton Albinfo.ch.

Me rregullat e reja, Twitteri ka thënë se “mund t’i tërheqë verifikimet pa ndonjë njoftim”.

Sistemi i verifikimit do të mbesë në pauzë deri në rregullimin e kritereve.