Autotech

Twitteri zyrtarisht lejon postimet deri në 280 karaktere

Rrjeti i njohur social, Twitter, ka lëshuar zyrtarisht lejimin e 280 karaktereve në një postim.

Platforma nisi këtë veçori vetëm te një numër i limituar i përdoruesve në formë testimi, ndërsa tani ka lëshuar limitin e karaktereve nga 140 deri në 280 për të gjithë përdoruesit.

Pavarësisht rritjes së limitit, Twitter parashikon që shumica e përdoruesve do të mbajnë postimet e shkurtra, transmeton Albinfo.ch.

Në një postim në një blog, menaxherja e produkteve të kompanisë, Aliza Rosen, shkroi se vetëm 5 për qind e postimeve ishin më të gjata se 140 karaktere gjatë fazës së testimit, ndërsa vetëm dy për qind ishin mbi 190 karaktere.