Shkurt.ch

“UBS”, me fillim të mbarë të vitit

Banka ka konfirmuar qëllimin për reduktim të kostove me 2.1 miliardë franga deri në fund të vitit 2017, në krahasim me vitin 2013

Banka më e madhe zvicerane UBS thotë se fitimi i saj neto për tre muajt e parë të vitit 2017 u rrit me 79% në 1.3 miliardë franga zvicerane (1.28 miliardë dollarë), shkruan “Reuters”, përcjell albino.ch.

“Edhe pse rimëkëmbja globale ka gjasa të vazhdojë, pasiguria makroekonomike, tensionet gjeopolitike dhe politikat e fragmentuara bartin rreziqe që mund të ndikojnë në disponimin e konsumatorëve dhe vëllimin e transaksioneve”, shkruan “UBS”.

Banka ka konfirmuar qëllimin për reduktim të kostove me 2.1 miliardë franga deri në fund të vitit 2017, në krahasim me vitin 2013. Tashmë janë bërë kursime prej 1.7 miliard frangash deri në fund të tre muajve të parë të vitit.