Sport

Udinese e thërret Behramin

Behrami gati gjithë karrierës ka luajtur në Itali me skuadrat Genoa, Verona, Lazio, Fiorentina dhe Napoli

 

Mediat italiane kanë shkruar se Udinese është e interesuar për mesfushorin shqiptar, Valon Behrami dhe futbollistin e Bolognës, Saphir Taider, përcjell albinfo.ch.

 

Behrami gati gjithë karrierës ka luajtur në Itali me skuadrat Genoa, Verona, Lazio, Fiorentina dhe Napoli.

 

32-vjeçari që nga vera e vitit 2015 ka luajtur në Watford dhe kalimi në Udinese nuk do të ishte problem, pasi dy klubet kanë pronarë familjen Pozzo.

 

Edhe Sioni ka shfaqur interes për Behramin. Mesfushori shqiptar ka thënë se kontrata e ardhshme do të jetë e fundit në karrierën e tij.