Sport

UEFA zgjedh stadiumet e finaleve, Stambolli nikoqir i finales së Champions League

Stadioni i Ataturkut në Stamboll do jetë nikoqir i finales së Champions League në 2020. Stambolli ishte në garë me stadionin portugez Estádio da Luz.

Sot në Kiev është caktuar edhe vendi ku do luhet Superkupa e Europës, që ishte edhe synimi kryesor për drejtuesit e federatës shqiptare të futbollit. Përballja do të luhet në Portugali në “Estadio Dragao”, e cila krahas Shqipërisë triumfoi edhe stadionin bellorus “Dinamo Stadium’, “Olympic Stadium” në Helsinki të Finalndës, Allianz Riviera në Nice të Francës, “Sammy Ofer Stadium” në Haifa të Izraelit, “Central Stadium” në Almaty të Kazakistanit dhe “Windsor Park” në Belfast të Irlandës së Veriut.

Finalja e Europa League 2019-2020 është përcaktuar për t’u luajtur në Gdansk të Polonisë, në stadiumin ‘Gdansk Arena’.