CH-Ballkani
Paralajmërojnë mjekët e KFOR-it: Uji në Kosovë është kancerogjen
Mjeku ushtarak Ennio Lettieri ka raportuar para Komisionit Parlamentar italian se kontingjenti italian në Kosovë për një kohë të gjatë pinte ujë kancerogjen
Gazeta italiane “Il Giornale” ka dalë me një shkrim të jashtëzakonshëm e shumë shqetësues, ku tregon se uji i pijshëm në Kosovë është kancerogjen, përcjell albinfo.ch.
Mjeku ushtarak Ennio Lettieri ka raportuar para Komisionit Parlamentar italian se kontingjenti italian në Kosovë për një kohë të gjatë pinte ujë kancerogjen.
Sipas gazetës italiane kontingjenti italian në misionin e KFOR-it në Kosovë ka konsumuar, të paktën deri në vitin 2016, ujë kancerogjen. “Uji i analizuar në vitin 2015- 2016 përmbante bromate, një klasë kancerogjene 2B, në masën 65/97 mikrogramë-litër, krahasuar me një limit të toleruar prej 10 mikrogramë-litër.
Kur arrita në bazën e “Film City” në Prishtinë, më 14 tetor 2016 më thanë vazhdimisht për shijen shumë të dyshimtë të ujit të shpërndarë në restorantin dhe palestrën ndërkombëtare, si dhe piceritë në të gjithë bazën”, ka thënë ai.
Por, uji nuk është rreziku i vetëm për shëndet. Gjithashtu edhe oxhaqet e KEK-ut ndotin shumë ambientin, e kjo normalisht se ndikon në jetën e njerëzve që jetojnë në Kosovë.
Pluhuri që del nga termocentralet e atjeshme ka përbërës plumbi, fenol (shumë kancerogjenik) dhe kimikate të tjera, të cilat depozitohen disa kilometra larg deri në bazën e selisë së komandës së KFOR-it në Prishtinë dhe bazës e policisë sonë që është më afër.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?