Shkurt.ch
Ulen dënimet e dy pjesëmarrësve në vrasje
Në rishqyrtimin juridik të gjakderdhjes më 2013 në Frasses FR ka ardhur deri te kthesa. Gjykata Rajonale e Freiburger, e cila i dënoi me burgim të përjetshëm dy persona, tash i sheh me këndvështrim më të butë, shkruan sda.ch.
Instanca e dytë të mërkurën e ka dënuar një shtetas nga Maqedonia për ndihmë në vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Dënimi i tij është nëntë vjet heqje lirie. Në gjykimin e 2016-ës ai u shpall fajtor edhe për vrasje, përcjell albinfo.ch.
Te i dënuari i dytë, një kosovar, i mbetet dënimi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Megjithatë, Gjykata reduktoi dënimin në 20 vjet heqje lirie. Ky është shkelësi që u arratis nga burgu qendror i Freiburgut vitin e kaluar.
Gjakderdhje e dy klaneve nga Kosova
Në maj 2013 u qëllua me armë zjarri përpara shtëpisë së tij një italian 36-vjeçar në Frasser FR. Skenën makabre e panë katër fëmijët e tij dhe e dashura.
Gjykata e atëhershme tha se bëhet fjalë për hakmarrje mes dy klaneve mafioze të Kosovës dhe i dënoi me burgim të përjetshëm. Italiani, në fakt, ishte me origjinë nga Kosova.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut