Zhvillim

Ulen kreditë e këqija në Shqipëri

"Krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, kreditë e këqija janë ulur 4.5 pikë përqindje, ndërsa nëse krahasohen me pikun e arritur në shtator të 2014-ës ato janë ulur me plot 10 pikë përqindje"

Banka qendrore e Shqipërisë ka njoftuar se kanë rënë për të nëntin muaj rresht kreditë duke zbritur në nivelin më të ulët në gjashtë vjetët e fundit. Të dhënat zyrtare nga banka e Shqipërisë tregojnë se në qershor niveli i huave të pakthyera në banka zbriti në 15.58 për qind, nga 15.86 për qind që ishte në maj.

 

“Krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, kreditë e këqija janë ulur 4.5 pikë përqindje, ndërsa nëse krahasohen me pikun e arritur në shtator të 2014-ës ato janë ulur me plot 10 pikë përqindje”, theksohet në njoftimin e BSH-së, raportojnë mediet në këtë vend.

 

Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e kredive me probleme është rezultat kryesisht i dy faktorëve; fshirjeve dhe ristrukturimit.