Kosova

Ulen pritjet dhe kolonat në tri pika kufitare

Bien kolonat dhe pritjet në tri pika kufitare.

Pushimet verore pothuajse kanë përfunduar dhe tani mërgimtarët po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë dhe punojnë.

Gjatë rrugës ata po hasin në kolona e pritje të gjata nëpër pika kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufinjëve me anë të linjë linkut online, kanë treguar se pritje e kolona mërgimtarët i presin në tri pika kufitare, në Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Duke i krahasuar kolonat dhe pritjet, sipas qendrës për menaxhim, ka rënie të pritjeve dhe kolonave.

Në pikat e tjera nuk ka pritje.