Bota
Ulerike Lunacek mbetet jashtë parlamentit!
Sipas rezultateve preliminarë, të Gjelbrit fituan 3.9%, me çka nuk mund të bëhen pjesë e parlamentit të ardhshëm (pragu zgjedhor: 4%)
Zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Austri kanë nxjerr rezultate befasuese. Teksa në kampin e Partisë ÖVP të Sebastian Kurz shihen lot gëzimi për fitoren e zgjedhjeve, në kampin e Partisë së Gjelbër të udhëhequr nga Ulerike Lunacek kishte lot dëshpërimi.
Sipas rezultateve preliminarë, të Gjelbrit fituan 3.9%, me çka nuk mund të bëhen pjesë e parlamentit të ardhshëm (pragu zgjedhor: 4%), shkruan “albinfo.ch”.
Për kandidaten Lunacek, mike e dëshmuar e Kosovës dhe e shqiptarëve. ky rezultat është një dështim dhe fatkeqësi. Në vitin 2013 partia e saj kishte arritur rezultatin më të mirë në historinë e vet, ndërsa vetëm katër vite më vonë, në zgjedhjet e 2017-tës, të gjelbrit nuk janë në parlament. Që nga viti 1986, kjo është hera e parë që kjo parti mbetet jashtë parlamentit.
Por fajtori i gjithë kësaj disfate duket se është gjetur menjëherë. Ai është Peter Pilz, i cili kohë më parë u nda nga partia e ambientalistëve dhe krijoj partinë e tij “Lista Pilz”, shkruan albinfo.ch duke iu referuar mediave austriale. “Janë bërë shumë gabime gjatë kohëve të fundit, një prej tyre sigurisht është edhe ndarja me Peter Pilz” ka thënë për heute.at, Albert Steinhäuser nga partia e Gjelbër.
Kandidatja për kryeministër Ulerike Lunacek e quajti këtë rezultat një disfatë të madhe, por ajo shpreson në numërimin përfundimtar të fletave të votimit dhe rezultatit përfundimtar që pritet të dalin ditën e enjte.
Ulrike Lunacek për shumë vite me radhë ka qenë nënkryetare e Parlamentit Evropian dhe Raportuese për Kosovën
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf