Shkurt.ch
Ulje e papunësisë: Zvicra ka 5 milionë e 15 mijë të punësuar
Ka rënie të papunësisë por megjithatë, shkalla e saj te të huajt është afër 8 për qind, që është dukshëm mbi atë të zviceranëve
Në tremujorin e dytë të këtij viti në Zvicër kanë qenë të papunë 213 mijë veta, që është për 9000 më pak se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. Por në të njëjtën kohë është rritur numri i personave nga mosha 50 deri 64 vjeçare që nuk kanë pasur vende pune, njofton Zyra Federale për Statistikë.
Shkalla e papunësisë gjatë kësaj periudhe është ulur si te shtetasit zviceranë ashtu dhe te ata të huaj, shkruan srf.ch. Por megjithatë, shkalla e papunësisë te të huajt që jetojnë në Zvicër është afër 8 për qind, që është dukshëm mbi atë të zviceranëve, transmeton albinfo.ch.
Gjithsej në Zvicër punojnë 5 milionë e 15 mijë persona, që është për 1.3 për qind më shumë se në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën