Lifestyle

Unikkatil sjell këngën e re

Unikkatil pritet që gjatë javëve të ardhshme të mbajë një koncert në njërën nga diskotekat më të njohura shqiptare në Zvicër

Një nga reperët më të suksesshëm shqiptar, Unikkatil, ka paralajmëruar rikthimin  e fuqishëm në tregun muzikor. Repkëngëtari Viktor Palokaj, që ndryshe vlerësohet edhe si mbreti i hip-hopit shqiptar, shumë shpejt do të lansojë këngën më të re. Të paktën kështu shkruan në një nga faqet e tij në rrjetet sociale, njofton albinfo.ch.

“Konga e re nga Unikkatil del me dat 22!! Sa shqipe jan tu e prit knej?”, shkruhet në një status në faqen e tij në Facebook, pa u përmendur muaji, por duket se fjala është për muajin mars.

Ndryshe, Unikkatil pritet që gjatë javëve të ardhshme të mbajë një koncert në njërën nga diskotekat më të njohura shqiptare në Zvicër.

Viktor Palokaj është njëri prej artistëve më të mëdhenj në historinë shqiptare, ku vlen të përmendet koncerti i tij i mbajtur në korrik të vitit 2012 në Stadiumin e Prishtinës, ku arriti të mbledhë mbi 25 mijë veta.