Feja
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër uron festën e Bajramit
Urojmë që kjo festë të kuptohet nga myslimanët si mundësi e ngritjes së urave të komunikimit me të gjithë njerëzit, si dhe forcimin e lidhjeve familjare mes veti përmes vizitave dhe urimit të kësaj feste
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër me anë të një letre kanë uruar të gjithë besimtarët islam në Zvicër dhe kudo ndodhen festën e Kurban Bajramit, që është nesër, shkruan albinfo.ch.
Urimi
Të nderuar vëllezër dhe motra, pjesëtarë të komunitetit mysliman shqiptarë që jetoni dhe veproni në Zvicër, dhe gjithandej në diasporë dhe në vendlindje, si dhe të gjithë ju vëllezër e motra të konfesionit islam, më lejoni që në emër të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, t’u shprehi urimet e përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kurbani është mishërim i aspiratave dhe vizionit të qartë për paqe, humanizëm, tolerancë dhe mirëkuptim ndaj njerëzve.
Përmes sakrificës, myslimanët në këtë ditë shprehin kujdesin ndaj nevojtarëve, skamnorëve, bonjakëve dhe të gjitha shtresave të tjera që kërkojnë mbështetje dhe përkujdesje.
Urojmë që kjo festë të kuptohet nga myslimanët si mundësi e ngritjes së urave të komunikimit me të gjithë njerëzit, si dhe forcimin e lidhjeve familjare mes veti përmes vizitave dhe urimit të kësaj feste.
Zoti e pranoftë Haxhin e vëllezërve dhe motrave tona që këtë vit gjenden në vendet e shenjta për ta kryer këtë obligim fetar, si dhe kurbanin prej të gjithë atyre që kanë therur atë, që të solidarizohen me nevojtarët, si dhe u ndihmoftë të gjithë atyre që janë në nevojë.
Zoti e bekoftë popullin tonë kudo që gjendet, dhe gëzuar festën e Kurban Bajramit.
Kryetari i UBISHZ
Mehas Alija
Të ngjashme
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?