Shkurt.ch

Universiteti ETH i Cyrihut, i shtati në botë, i pari në Evropën Kontinentale

Vendin e parë në mesin e të gjithë universiteteve të botës sipas QS e ka merituar sërsih universiteti Massachussetts Institute of Technology (MIT)

Universiteti Teknik i Cyrihut, ETH, prej kohësh rangohet në mesin e universiteteve më të avancuara në botë, shpeshherë si më i vlerësuari në kontinentin evropian, shrkuan albinfo.ch.

Në ranglistën më të re të universiteteve, të realizuar nga organizata këshillimore e shkollave të larta, QS, universiteti ETH ka zënë vendin e shtatë në botë.

Në këtë shkallë ETH ka përforcuar edhe një herë pozitën e univesritetit numër një në Evropën kontinentale (ku përjashtohet Britania e Madhe) dhe është ngjitur për tre vende më lart se sa ishte në vlerësimin e vitit të kaluar.

Ndërsa vendin e parë në mesin e të gjithë universiteteve të botës sipas QS e ka merituar sërsih universiteti Massachussetts Institute of Technology (MIT), transmeton albinfo.ch. Edhe tre universitetet tjerë në krye të listës janë universitete amerikane, gjegjësisht Stanford, Harvard dhe Caltrech, që ndajnë vendet 2 deri 4, pa pësuar asnjë ndryshim në krahasim me një vit më parë.

Ndërkaq universiteti më i vlerësuar jashtë SHBA-së është ai i Oksfordit, i cili zë vendin e pestë në botë. Ai kësaj here ka këmbyer pozitën me rivalin e tij tradicional, Univesritetin e Kembrixhit, i cili ka mbetur në vendin e gjashtë.

Nga universitetet zvicerane, një pozitë të lartë e ka zënë EPLF i Lozanës, ndonëse ka pësuar një rënie të theksuar në krahasim me vitin e kaluar: nga vendi 12 në atë 22.