E-Diaspora

Universiteti Veror i Prishtinës hap dyert per studentët nga diaspora

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës, këtë vit, organizon edicionin e 17-të, i cili do të mbahet nga data 3 deri më 14 korrik 2017

Ministria e Diasporës e Kosovës u bën thirrje studentëve nga diaspora të marrin pjesë në Universitetin Ndërkombëtar Veror në Prishtinë.

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës, këtë vit, organizon edicionin e 17-të, i cili do të mbahet nga data 3 deri më 14 korrik 2017.

Në këtë universitet do të ofrohen kurse nga fusha të ndryshme të studimit, të cilat do të mbahen nga profesorë të vendit dhe ndërkombëtarë.

Të rinjtë nga vende të ndryshme do të kenë rast t’i shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë e tyre, ta zgjerojnë bashkëpunimin dhe të krijojnë miqësi të reja.

Gjatë kësaj kohe, sa do të zgjasë Universiteti Veror, do të ketë edhe një mori aktivitetesh, si punëtori, gara sportive, ekskursione, mbrëmje studentore etj.

Më shumë informata mund t’i gjeni në linkun: http://uni-pr.edu/…/University-of-Prishtina-%E2%80%93-Inter…