Kuriozitete

Ura më interesante në botë

Kjo urë për këmbësorë përbëhet nga tri ura që ndërlidhen në një. Është e gjatë plot 184 Metra

Jo domosdoshmërisht çdo urë duhet të jetë e njëjtë me të tjerat. Këtë filozofi e prezanton ura “Lucky Not” që gjenden në qytetin kinez Changsha, dhe është dizajnuar nga “Next Architects”.

Kjo urë për këmbësorë përbëhet nga tri ura që ndërlidhen në një. Është e gjatë plot 184 Metra.

“Next Architects” janë shpërblyer për këtë projekt pasi maketa e tyre kishte fituar në garën e zhvilluar në vitin 2013.

Ura e çeliktë është e ndërtuar në qendër të qytetit Changsha gjatë vitit të kaluar. “Lucky Not” shtrihet mbi liqenin “Dragon King Harbor dhe gjendet në një lartësi prej 24 metra mbi tokë, me qëllim që anijet të mund të kalojnë nën të.

Këmbësorët mund të futen përmes tetë hyrjeve të ndryshme. Tri korsi për këmbësorë bashkohen në korsinë e njohur si “porta e muajit”.

Dizajni i kësaj ure ngjan shumë me shiritat që transportojnë thëngjillin.