Sport

Urime ditëlindjen “e nëntë”, Milaim Rama

Milaim Rama është lindur më 29 shkurt, në një vit të brishtë, që përsëritet një herë në katër vjet

Futbollisti i shquar shqiptar, i pari që ka luajtur për kombëtaren zvicerane dhe në një kampionat evropian, Milaim Rama, ka sot ditëlindjen. Është kjo vetëm ditëlindja e nëntë në jetën e futbollistit veteran!

Milaim Rama është lindur më 29 shkurt, në një vit të brishtë pra, që përsëritet një herë në katër vjet, kur shkurti ka 29 në vend se 28 ditë. Për këtë arsye, marrë thjesht “kalendarikisht”, Rama sot mbush nëntë vjet, ndërkohë që realisht ai në ditën e sotme shkel të 36-at.

Futbollisti veteran i FC Thun-it vazhdon të jetë aktiv, duke u bërë kështu njëri ndër 2-3 lojtarët më në moshë që ende luajnë në superligën e Zvicrës. Në një intervistë për albinfo.ch Rama ka thënë se është në gjendje të luajë edhe më gjatë, por se gjithsesi së paku deri në fund të këtij sezoni, ai do të vazhdojë të vrapojë pas topit, në fushën e gjelbër.

Prandaj, urime ditëlindjen e nëntë, Milaim Rama dhe shumë ditëlindje e suksese tjera.