Kosova

Ushtarët amerikanë të “Fort Bragg” marrin mirënjohje për shërbimin në Kosovë

Në nëntë muajt e kaluar, ushtarët e divizionit të 82-të të “Airbone” kanë patrulluar kufirin serbo-kosovar, kontrolluar vendvotimet për zgjedhje në 38 komuna dhe kanë fuqizuar stërvitjet me partnerët e huaj gjatë shërbimit të tyre në Kosovë, shkruan mes tjerash media e Karolinës së Veriut (SHBA), “fayobserver.com”, në lidhje me dekorimin e ushtarëve amerikanë në KFOR.

“Unë mendoj se të gjithë këtu duhet të jeni krenarë për atë që keni bërë,” tha koloneli Kevin Taylor për të dekoruarit. “Ishte një mision i rëndësishëm.”

Ushtarët amerikanë që shërbyen gjatë verës në Kosovë, do kthehen javët e ardhshme për shërbim në Fort Bragg.

“Është mjaft impresive që një forcë aq e vogël mund të ruajë sigurinë në shtet,” tha më tej Taylor. “Kjo vlen për vëllimin e suksesit deri ku ka arritur Kosova.”

Gjatë 1999 forcat e Kforit numëronin 50.000 ushtarë, ndërsa tani rreth 5000.