Shkurt.ch

Ushtria zvicerane teston uniformat e reja

Nga viti 2022 ushtarët zviceranë do të pajisen me uniforma të reja. Por, fillimisht duhet t’i nënshtrohen një testi praktik, përcjell albinfo.ch.

Uniformat e reja (MBAS) do t’i kushtojnë 250 milionë franga Zvicrës. Prezantimi është planifikuar që nga viti 2022 e tutje.

MBAS do të zëvendësojë uniformat e tanishme ushtarake 90/06 me njësinë mbështetëse bazë përkatëse si dhe jelekun mbrojtës.