Shkurt.ch

Vajza 12 vjeçe shpëton nga mbytja në ujë vogëlushin 6 vjeçar

Ndërsa fëmijët ishin duke luajtur rreth dhe brenda pishinës në pasditen e vonshme, vogëlushi humb vetëdijen papritur. Vajza pa menduar fare kërcen në ujë dhe shpëton fëmijën

Një vajzë  12 vjeçe është zhytur në një pishinë për të shpëtuar vogëlushin 6 vjeçar i cili qëndronte pa vetëdije në fund të pishinës.

Më e keqja është evituar të shtunën në pishinën e  hapur Merishausen (SH). Një 6 vjeçar, i cili qëndronte shtrirë pa vetëdije në pellg të poshtëm të pishinës  1.2 metra të thellë) , u shpëtua falë zellit të vajzës 12 vjeçare.

Ndërsa fëmijët ishin duke luajtur rreth dhe brenda pishinës në pasditen e vonshme, vogëlushi humb vetëdijen papritur. Vajza pa menduar fare kërcen në ujë dhe shpëton fëmijën. Babai i tij dhe një grua tjetër  menjëherë  mundohen për ta ringjallur pa sukses.

Falë arritjes së shpejt të ndihmës, djaloshi ka rifituar shpejt vetëdijen ka bërë të ditur policia kantonale e Schaffhousenit.  Vogëlushi është marrë pastaj përsipër nga një ambulancë, dhe më pas është dërguar me helikopter Rega drejt në spital.