Bota

Vajza e vjedhur ribashkohet me të afërmit pas 40 vitesh

Ajo është fëmija i 126-të që gjendet nga “Gjyshet”, që zhvillon kampanjë për viktimat e “Luftës së Ndyrë”, shkruan BBC

Një grua e marrë si fëmijë nga nëna e saj në Argjentinë është bashkuar me familjen e saj nga grupi “Gjyshet e Plaza de Mayo” pas 40 vjetësh.

Adriana, që kishte kërkuar të mos i publikohej mbiemri, u identifikua pasi bëri testin e ADN-së, që u përshtat me familjarët.

Ajo është fëmija i 126-të që gjendet nga “Gjyshet”, që zhvillon kampanjë për viktimat e “Luftës së Ndyrë”, shkruan BBC.

Duke folur në një konferencë për media, Adriana ka thënë se dy personat që e kishin rritur kishin vdekur dhe se asaj i ishte bërë me dije se nuk ishte vajza e tyre biologjike.

“E kuptova të shtunën dhe të hënën menjëherë shkova në organizatë. Doja të dija nëse isha vajza e njerëzve që ishin zhdukur”, ka thënë ajo duke shtuar se në periudhën kur kishte lindur kishte pasur qindra fëmijë të cilët ishin zhdukur nga aktivistët nën rregullat e ushtrisë mes viteve 1976 dhe 1983, transmeton Albinfo.ch.

Ajo bëri testin e ADN-së, por për katër muaj nuk u gjet asnjë lidhje.

Të hënën megjithatë ajo mori një thirrje nga Komisioni Kombëtar për të Drejtat për Identitet që i thanë se kanë informata se është vajza e Violeta Ortolanit dhe Edgardo Garnier.

Çifti ishte takuar në periudhën sa ishin studentë të inxhinierisë, kur ishin aktivë në grupin e studentëve të krahut të majtë.  Ortolani ishte arrestuar nga policia në dhjetor të vitit 1976 kur ishte tetë muajsh shtatzënë. Adriana kishte lindur në janar të 77-ës. Garnier ishte arrestuar një muaj më pas pasi ishte duke kërkuar partneren e zhdukur dhe vajzën. Asnjëri nga dy prindërit e saj nuk janë gjetur më. Janë rreth 30 mijë persona për të cilët nuk dihet asgjë nga ajo periudhë në Argjentinë.