Jeta në Zvicër

Vajzat myslimane në mësimet e notit bashkë me djemtë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka refuzuar ankesën e prindërve myslimanë në Basel të Zvicrës, të cilët kanë akuzuar për shkelje të lirisë së tyre fetare.

Kështu ka vendosur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg që vajzat myslimane nuk duhet të pengohen në mësimet e notit që të jenë bashkë me djemtë e klasës. Gjykatësit e Strasburgut nuk e panë gjobën si shkelje të lirisë së besimit. Një familje turke nga Zvicra kishte ngritur akuzën në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Prindërit myslimanë nga Bazeli i Zvicrës donin të arrinin me vendim gjyqi, që vajzat e tyre në Zvicër të mos ishin pjesë e mësimit të notit në klasën me djemtë, sepse besimi i tyre ua ndalon këtë. Familja kishte marrë gjobë me 1400 franga në vitin 2010, sepse nuk i lejonte vajzat të shkonin në mësimin e notit. Por akuza e tyre u rrëzua nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Autoriteteve zvicerane u lejohet të vlerësojnë më lart detyrimin shkollor dhe integrimin e fëmijëve se dëshirën religjioze të prindërve për t’u liruar nga mësimi i notit, thanë gjykatësit evropianë.

Gjykatësit e Strasburgut nuk e panë gjobën si shkelje të lirisë së besimit. Ata argumentuan se shkolla luan rol parësor në integrimin social, veçanërisht për fëmijët me origjinë të huaj.

 

 

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/vajzat-myslimane-ne-mesimet-e-notit-bashke-me-djemte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.