Shqipëria
Vaki shqiptare: Dje e ktheu nusen, sot i dogji shtëpinë
Djegia e banesës është bërë nga gruaja e pronarit të saj në mënyrë të qëllimshme
Dy banesa janë përfshirë nga flakët në fshatin Grecalli të Fierit, fatmirësisht pa persona të lënduar.
Djegia e banesës është bërë nga gruaja e pronarit të saj në mënyrë të qëllimshme, raporton “Ora News”.
Pronari i shtëpisë Ardian Gjika thotë se nuk e kishte menduar kurrë se ajo do të ndërmerrte një veprim të tillë, ndërsa vetëm dje kishte ardhur në shtëpi pasi ishte larguar më shumë se gjashtë muaj më parë, përcjell albinfo.ch.
“Sa takova një shok mora kafenë, zonja bëri tentativë për ta djegur një herë. Nuk e di ku vajti. Aty tek kthesa e pashë dhe i thashë se është shtëpia hapur. Sapo mora kafenë më thanë shokët po të digjet shtëpia”, shprehet ai.
Por, pse ka e ka bërë këtë veprim. “Bë vaki do të ketë qenë me depresion. Më tha se do të iki te nëna. Mbrëmë ishte. I thashë do të çoj në darkë. Kemi dy fëmijë të vegjël. Mos u mërzit i thashë se marr makinën dhe në darkë do të shkojmë. Është dëmtuar tërë malli që kisha. Tërë banesa. E pata 6 muaj përpara dhe iku, dhe më tha mua do vij”.
Njëra prej banesave është shkrumbuar plotësisht, ndërsa flakët kanë prekur edhe një banesë tjetër. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët e zjarrit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër Në vitin 2023, kantoni i Basel-Stadt kishte incidencën më të lartë të biçikletave të vjedhura, me...
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’