Shkurt.ch

Vala e të nxehtit, dita e 5-të, temperatura rekorde në Zvicër

Të shtunën ishte dita e 5-të e valës së të nxehtit me temperatura rekord në Zvicër

Të shtunën ishte dita e 5-të e valës së të nxehtit. Ishte aq e nxehtë në shumë vende si kurrë më parë këtë vit.

Që nga e marta Zvicra është duke përjetuar një valë të nxehti me temperatura mbi 30 gradë.
E shtuna ka shënuar rekordin nga 34 deri në 37 gradë. Më së nxehti ka qenë në Gjenevë, me 37,1 gradë, që është matur në aeroport nga Zyra Federale e Meteorologjisë dhe Klimatologjia. Ajri ishte pak më i thatë në pjesën gjermane të Zvicër.

Gjithashtu sot, e diel, do të jetë edhe më nxehtë. Temperturat maksimale mund të rriten pak.
Të nxehtit e verës së vitit 2003 ka të ngjarë të arrihet edhe të dielën.

Në gusht të vitit 2003 ajri ishte shumë i thatë, kështu që edhe këtë fundjavë me siguri do të jetë i krahasueshëm, nëse jo edhe më ekstrem.