Bota
Vala e të nxehtit në Gjermani shton përdorimin e birrave
Pija e preferuar në Gjermani, birra, po pihet edhe më shumë kjo për shkak të temperaturave të larta.
Është pija e preferuar në Gjermani, por derisa vala e nxehtësisë në vend i detyron njerëzit të marrin një birrë të ftohtë, fabrikat më të vogla të birrave janë përpjekur të ecin në hap me kërkesat.
Shitësi i kudo ndodhur i pijeve Getraenke Hoffman njoftoi se kompania kishte pasur mungesë në dërgesat e birrave deri në 50%.
Fabrika e vogël e birrave, Moritz Fiege, tha që problemi nuk ishte te vetë lëngu i artë por në atë që nuk kishin mjaft shishe dhe arka për të mbushur.
“Nuk ka mungesë të birrës por ka mungesë të shisheve të zbrazëta dhe bureve kështu që nisem një thirrje në Facebook javën e shkuar për t’i kthyer shishet e zbrazëta sa më shpejt që është e mundur. Zakonisht këtu gjithçka do ishte e mbushur por shishet e zbrazëta nuk po kthehen aq shpejt sa më parë. Janë pushimet dhe shumë njerëz janë në pushime që i kanë merituar dhe kanë gjëra të tjera për të menduar përveç që, “Po, tani do t’i kthej shishet”. Kështu që kjo është ajo çfarë po përpiqemi t’i bindim të bëjnë tha Hugo Fiege pronar i kompanisë.
Sistemi i pijeve në Gjermani do të thotë që shishet shiten me një depozitë të cilën blerësi e merr kur ai i kthen shishet tek shitësi. Jo të gjitha bizneset janë duke luftuar për mbijetesën e tyre dhe Getraenke Hoffmann ka shënuar shitje të pijeve derisa moti i nxehtë po vazhdon.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor