Sport

Valmir Rahimi nënshkruan me Kosovën e Gjenevës

FC Kosova Gjenevë është një nga skuadrat më të organizuara shqiptare në Zvicër, derisa edhe sukseset nuk mungojnë, shkruan albinfo.ch.

Së fundi skuadrës kuqezi i është bashkuar edhe talenti Valmir Rahimi, derisa lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra shqiptare.

Valmiri më parë ishte pjesë e ekipit Fc Servette dhe Fc Vernier, kurse nga sot do t’i mbrojë ngjyrat kuqezi të klubit tonë, njofton FC Kosova Gjenevë në rrjetet sociale.

Kuqezinjtë janë shumë të kënaqur që një talenti i ri si Valmiri është bërë pjesë e projektit të tyre, dhe sigurisht që angazhimi i tij do t’i lehtëson rrugëtimin skuadrës shqiptare drejt niveleve më të larta.

Stafi teknik, kryesia, sponsorët dhe lojtarët kanë kontribuar që FC Kosova të rritet çdo ditë e më shumë.