Kosova

Valmiri në gjendje të rëndë, kërkohet ndihmë për ta shpëtuar

Ka dy javë që Valmir Limani është shtrirë në Klinikën e Hematologjisë në Prishtinë. Por, gjendja shëndetësore e këtij 18-vjeçari nga Tërpeza e Vitisë nuk po përmirësohet. Për më tepër leukemia vetëm sa po ia rëndon gjendjen, raporton “Klan Kosova”.

Shërimi i kësaj sëmundjeje nuk është i mundur në Kosovë. Ndërkaq, familja e tij nuk kanë mundësi financiare ta dërgojnë për trajtim në Turqi. Trajtimi i tij kërkon 85 mijë euro.

“85 mijë euro kushton vetëm faza e parë, derisa në përgjithësi janë tri faza”, ka thënë babai i tij.

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro dhe më shumë nuk ka mundur ta ndihmojë. Familja thotë se përveç parave nga Ministria nuk kanë tjera, andaj bëjnë apel për ndihmë.