Lifestyle
Valon Behrami, në lidhje dashurie me yllin zviceran të skitarisë, Lara Gut
Gut: "Me Valonin unë kam përjetuar fuqinë që të jep ndjenja e të qenët së bashku dhe e pasjes pranë vetes të një personi që të mban për dore dhe nuk të lë kurrë vetëm. Valoni është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte“
I ndarë vetëm një muaj më parë nga gruaja dhe dashuria e tij rinore, Elena, nëna e dy fëmijëve të tij, Valon Behrami është lidhur me yllin e skitarisë zvicerane, Lara Gut, shkruan albinfo.ch. Kështu bën të ditur sot portali blick.ch duke iu referuar dëshmisë së shkruar në facebook nga vet skitarja.
„Me Valonin unë kam përjetuar fuqinë që të jep ndjenja e të qenët së bashku dhe e pasjes pranë vetes të një personi që të mban për dore dhe nuk të lë kurrë vetëm. Valoni është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte“.
Ky postim është më shumë se domethënës dhe shpjegon, sipas blick.ch edhe spekulimet e bëra pak kohë më parë, se Lara Gut ishte në një lidhje të re.
Atëbotë, fjala është për kohën sa zhvillohej olompiada dimëore në Korenë Jugore, spekulohej për këngëtarin e njohur Bastian Baker, transmeton albinfo.ch. Por ylli i skitarisë, Lara Gut, e njohur edhe për pamjen e saj tërheqëse, pati përgënjeshtruar lajmin. Ajo kishte thënë se qëndronte fakti se ndodhej në një lidhje të re por nuk bëhej fjalë për këngëtarin.
Me italianen Elena, Valon Behrami ka dy vajza të përbashkëta.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën