Sport

Valon Berisha kërkohet në Angli e Gjermani

Valon Berisha po kërkohet nga Stoke City e Anglisë dhe Schalke e Gjermanisë, që kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës

Mesfushori nga Kosova, Valon Berisha që pesë vjet luan për Salzburgun, por kjo mund të ndryshojë sezonin e ardhshëm, shkruan albinfo.ch.

 

Valon Berisha po kërkohet nga Stoke City e Anglisë dhe Schalke e Gjermanisë, që kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës.

 

Nëse Berisha transferohet në Stoke City do të gjente yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri, kurse nëse kalon në Schalke, Donis Avidjaj.

 

Vlera e Berishës llogaritet rreth dhjetë milionë euro, derisa ka qenë njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës së Salzburgut në vitet e fundit.