Sport
Valon Berisha, më i miri në Kosovë
Federata e Futbollit të Kosovës e zgjodhi Berishën e Salzburgut në Austri, pas një viti të suksesshëm në skuadrën austriake dhe rolit që pati në përfaqësuesen e Kosovës
Valon Berisha është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2017 në Kosovë.
Federata e Futbollit të Kosovës e zgjodhi Berishën e Salzburgut në Austri, pas një viti të suksesshëm në skuadrën austriake dhe rolit që pati në përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Albinfo.ch.
Tri pozitat e para u mbyllën nga Amir Rrahmani dhe Hekuran Kryeziu.
Më i miri i Superligës, u zgjodh Florent Hasani i Trepçës ’89 që mori më së shumti vota nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë. Futbollistja më e mirë ishte Zylfije Bajramaj.
89-shi ishte klubi më i mirë te meshkujt, ndërsa te femrat Hajvalia. Ish-trajneri i Trepçës, Zekirija Ramadani, që fitoi titullin e kampionit u zgjodh trajneri i vitit.
Ky ishte formacioni më i mirë: Faton Maloku, Armend Thaqi, Armend Dallku, Rron Broja, Ardian Limani, Hamdi Namani, Genc Hamiti, Mentor Zhdrella, Mirlind Daku, Xhevdet Shabani dhe Florent Hasani.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?