Lajme

Vardar-Fenerbahçe, çmime marramendëse të biletave

Çmimi më i lirë është 2000 denarë (32 euro), i mesmi 2500 denarë (40 euro) dhe çmimi më i shtrenjtë është 3000 denarë (49 euro)

Klubi i Futbollit nga Shkupi “Vardar” ka publikuar sot çmimet për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropë që do të luhet në Shkup ku kampioni i Maqedonisë do të përballet me gjigantin turk, Fenerbahçe. Ajo që vërehet është çmimi i lartë i biletave hyrëse për tifozët që duan ta ndjekin këtë lojë, raportojnë mediet nga Maqedonia.

Çmimi më i lirë është 2000 denarë (32 euro), i mesmi 2500 denarë (40 euro) dhe çmimi më i shtrenjtë është 3000 denarë (49 euro), raporton Alsatm.

Nga Klubi i Futbollit “Vardar” thonë se do të ketë ulje çmimesh për tifozët e regjistruar të ekipit të cilët do të tregojnë kartelën e anëtarësisë dhe do të marrin 50 për qind zbritje për të gjithë biletat, shkruan Telegrafi Maqedoni. Biletat do të shiten nga dita e nesërme (e mërkurë, 09.08) në disa vende të caktuara nga klubi.

Ndryshe, bileta hyrëse për finalen e Super-kupës Evropiane ku përballen Real Madrid dhe Manchester United, do të kushtoj prej 900 denarë (15 euro) e lartë. Ndërsa në tregun e zi, një biletë për ata që duan ta shohin Live CR7 (Christiano Ronaldon), shitën deri 300 euro. Madje nga interesimi i madh i shikueseve ka nxituar edhe shitës të biletave false. Një shitës i tillë është arrestuar dje në Shkup.