Shkurt.ch

I varfër, kush merr më pak se 986 franga në muaj

Nevojat themelore bazë për një muaj dhe për një person në Zvicër, sipas Skos kapin vlerën 986 franga

Konferenca Zvicerane e Enteve për Ndihma Sociale (Skos) specifikon nevojat themelore për pëfituesit e ndihmave sociale. Ndihmat sociale për person sipas tyre nuk duhet të kalojnë mbi 1 mijë franga.

Skos ka informuar për rishikimin e politikave të tyre ndërsa në fokus ishte sërish debati mbi varfërinë në  Zvicër.

Nevojat themelore bazë për një muaj sipas Skos kapin vlerën 986 franga.

SKOS ka marrë parasysh inflacionin aktual si një udhërrëfyes për  të përcaktuar nevojat themelore të jetesës për një person që duhet të jenë vetëm 986 franga.

Të dhënat janë marrë nga manuali i mirëqenies kantonale të Cyrihut.

Skos i referohet buxhetit vetëm të një personi të vetëm për shkak se nga mbi 235.000 përfituesit e ndihmës sociale në Zvicër rreth 65 përqind  jetojnë vetëm.