Sport

Vashat kuqezi kërkojnë sukses ndaj Zvicrës

Përballja Shqipëri-Zvicër do të zhvillohet të premten në Elbasan

Të premten do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Zvicër në “Elbasan Arena”, derisa vashat shqiptare kërkojnë sukses në këtë përballje. Kështu kanë thënë në konferencën për media, përcjell albinfo.ch.

“E kemi grupin të vështirë dhe jemi fokusuar te këto ndeshje. Jemi përgatitur maksimalisht dhe mendoj se do t’ia dalim mbarë. I kam parë disa ndeshje të Zvicrës dhe janë shumë të mira. Çdo ekip është më i mirë se ne në letër, por në fushë ne do të japim maksimumin. Do të mundohemi të marrim rezultat ndaj Zvicrës, edhe sepse luajmë në shtëpi dhe kemi mbështetjen e tifozëve”, është shprehur Arbiona Bajraktari.

Edhe Luçie Gjini ka thënë se Zvicra ka ekip shumë të fortë. “Të gjitha vajzat e dinë që duhet të përgatiten sa më shumë, për tu përballur me skuadra të forta. Nuk e njohim Zvicrën në fushë, sepse nuk kemi luajtur, por e dimë që janë një ekip shumë i fort. Ne do të përballemi si të barabartë me ato dhe besoj se do t’i ndalojmë”, theksoi ajo.

Shqipëria pas Zvicrës do të ndeshet me Bjellorusinë.